Premier League 2018/2019 – Java e 9-të

premier league

Premier League kthehet sërish me javën e 9 

Pas pushimeve të kombëtareve, këtë fundjavë rikthehet, Premier League kampionati me i ndjekur në botë. Si cdo javë tjetër edhe këtë javë do të kemi ndeshje të bukura dhe ndeshje mjaft interesante për tu ndjekur.

Ndeshjet hapëse te javës

Kjo javë hapet me ndeshjen Everton vs West Ham e cila zhvillohet ditën e shtune ne orën 13:30.

Skuadra e Evertonit nuk e ka nisur mirë këtë sezon , ku pas 8 ndeshjeve të para gjendet ne pozicionin e 18 me 7 pike, me 2 fitore, 1 barazime dhe 5 humbje .

Ndryshe nga Evertoni skuadra e West Ham ka bërë një fillim sezoni me te mire. West Ham pas 8 javëve te para ndodhet në vendit e 8 ne kuotën e 12 pikëve, me 3 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.

Në 5 ndeshjet e fundit Evertoni ka 4 humbje dhe 1 fitore , ndërsa West Ham ne 5 ndeshjet e fundit ka 2 fitore , 2 barazime dhe vetëm 1 humbje. Edhe këtë ndeshje pritet një fitore e West Ham, të pakten në letër.

Në orën 16:00 luhen 6 ndeshje të tjera ku më kryesoret janë Chelsea vs Newcastle dhe Spurs vs Watford.

Në ndeshjen Chelsea vs Newcastle skuadra pritëse është dukshëm favorite, ku pas 8 javëve te para ndodhet në vendin e 5 me 14  pikë. Skuadra e Newcastle ndodhet në vendit e 16 me 8 pikë.

Në ndeshjen Spurs vs Watford, edhe pse pas një nisje sezoni jo të mirë , finalistët e sezonit të kaluar në Champions League shihen favoritë në këtë ndeshje. Skuadra e Spurs ndodhet në vendin e 9 pas 8 javëve kampionat me 8 pikë. Ndryshe nga Spurs skuadra e Watford nuk e ka provuar akoma shijen e fitores këtë sezon, ku pas 8 javëve ndodhet ne vendit e 20 me vetëm 3 pikë.

Ndeshjet e tjera në këtë orar janë: Aston Villa vs Brighton , Leicester vs Burnley, Bournemouth vs Norwich si dhe Wolves vs Southampton.

Ndeshja e fundit për këtë të shtunë luhet në Selhurst Park në orën 18:30 ndërmjet Crystal Palace vs Manchester City. Vendasit kanë bërë një paraqitje mjaft te mirë këtë filim sezoni ku ndodhen në vendin e 6 me 14 pikë. 

Skuadra kampione e sezonit të kaluar nuk ka zhvilluar një fillim sezoni sic pritej. Në 8 javët e para ajo ka 5 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje duke qëndruar ne pozitën e dytë në tabelë me një diferencë prej 8 pikëve ndaj kryesuesve të Liverpool.

Këto dy skuadra i ndajnë vetëm 2 pikë nga njëra tjetra në tabelë, prandaj mund të kemi dhe surpriza, ku skuadra pritëse mund të dalë me pikë nga kjo ndeshje.

Lexo gjithashtu: Real Madrid i Zidane, mes të shkuarës dhe të ardhmes

Supersfida e kësaj jave në Premier League

Premier League këtë javë nuk mbaron me kaq. Të dielën në orën 17:30 zhvillohet supersfida e kësaj jave Manchester United vs Liverpool, njohur ndyshe edhe si derbi i Premier League.

 Kjo ndeshje është një ndër ndeshjet më të shikuara në planet. Të dy skuadrat kanë nje histori të gjatë ndërmjet tyre. Ato kanë zhvilluar 54 ndeshje ndërmjet tyre nga të cilat 28 fitore i takojnë Man Utd , 14 i takojnë Liverpoolit dhe 12 ndeshje janë ndarë në barazim.

Kundrejt  historisë skuadra e Man Utd ka bërë nje sezon mjaft zhgënjyes, ku në drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer ,ndryshe nga fundi I sezonit të kaluar, këtë sezon nuk ka arritur rezultatet e pritura. Në 8 javët e para të kampionatit skuadra nga Manchesteri ka arritur të sigurojë 9 pikë dhe ndodhet në pozitën e 12.

Ndyshe nga cdo skuadër tjetër në kampionat, skuadra e Liverpoolit nuk ka asnji humbje apo barazim, ku në 8 ndeshjet e para ka arritur të sigurojë 24 pikë duke e blinduar vendin e parë. Skuadra e Jurgen Klopp është në rrugën e duhur për fitimin e kampionatit që mungon që nga viti 2000/2001, dhe me sa vihet re ky është viti i Liverpool dhe Klopp.

Edhe pse Man Utd vjen me mungesa të shumta në këtë ndeshje, kjo ndeshje pritet të jëtë e fortë dhe pritet të dhurojë spektakël si në cdo ndeshje tjetër e zhvilluar ndërmjet këtyre dy skuadrave, edhe pse Liverpool duket dukshëm favorit në këtë ndeshje, në një derbi rezultati nuk dihet, gjithcka mbetet për tu shijuar.

Ndeshja mbyllëse e javës se 9

Kjo javë në Premier League mbyllet diten e hënë në orën 21:00 me ndeshjen Sheffield United vs Arsenal. Kjo ndeshje duket me pak histori , ku skuadra e Arsenalit duket dukshëm favorite. Skuadra mike ka zhilluar një fillim sezoni te mire , ku pas 8 javëve të para ndodhet në vendin e 3 me 15 pikë, 1 pikë larg Man City të vendit të dytë.

Sheffield United ndodhet në vendin e 13 me 9 pike. Sic duket edhe nga ky fillim sezoni skuadra e Arsenalit pritet te dalë me 3 pikë nga stadium Bramall Lane, Sheffield.

Tagged with:

One Response to “Premier League 2018/2019 – Java e 9-të”

Leave a Comment

Si të hapim faqet e bllokuara të basteve?Kliko këtu!
+